Zidane drejt Bayern, mediat gjermane pohojnë: Francezi ka zgjedhur stolin bavarez
Stoli i Bayernit të Mynihut është një dëshirë për disa prej emrave kryesorë të trajningut evropian, një prej tyre është dhe Zinedine Zidane.
E përditshmja gjermane Bild ka publikuar lajmin se legjenda e futbollit francez ka pranuar të drejtojë klubin bavarez në sezonin e ri, duke nisur nga vera ku Tuchel do të largohet. Sipas informacioneve të publikuara, palët kanë nisur bisedimet, ku kanë gjetur dakordësinë me ish-mesfushorin, i cili do t’i përshtatej së tepërmi lojës së rekordmenëve të Gjermanisë.
Aktualisht ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket kësaj çështjeje, por prej ditësh kanë qarkulluar emrat e disa trajnerëve, ku krahas Zidane ishin dhe Mourinho, Conte e Xabi Alonso. Ky i fundit po ashtu pëlqehet nga drejtuesit e klubit, ndërsa paga tek Leverkusen është lehtësisht e arritshme, madje ka zëra që Bayern do të afronte 4-fishin e saj.
Më e arritshme duket kontrata me Zinedine Zidane, i cili prej më tepër se 2 vitesh është pa angazhime, që prej largimit nga Reali i Madridit.
51-vjeçari nën drejtimin e galaktikëve arriti të fitonte 3 herë radhazi Ligën e Kampionëve. Ofertat në drejtim të tij ishin të shumta, madje dhe nga Arabia Saudite, të cilat u refuzuan menjëherë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ten Hag drejt shkarkimit, Zidane pranë Manchester United
- Zinedine Zidane drejt skuadrës angleze, ofrohet shumë marramendëse për francezin
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
SPAK arreston një nga drejtuesit e dyshuar të një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës
- 16:19 Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
- 16:13 Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 16:13 Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të MUP-it serb për krime lufte në Vushtrri
- 16:02 Katari dënon ashpër një sulm iranian, kërkon të ndalen kërcënimet ndaj sigurisë detare
- 15:55 Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 15:41 Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma