Vrasja e Floyd, protesta në Londër. Manifestuesit: Racizmi, problem edhe tek ne
Protestues që bërtisnin “pa drejtësi nuk ka paqe” dhe “jo policisë raciste” u mblodhën të mërkurën në qendër të Londrës për të protestuar për vdekjen e George Floyd në Mineapolis.
Shumë prej protestuesve ngrinin parulla të tipit “Britania nuk është e pafajshme” dhe “racizmi është një problem global”.
Manifestuesit thërrisnin emrin e George Floyd dhe “Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi”, duke iu drejtuar presidentit Donald Trump dhe kryeministrit Boris Johnson.
Nga ana e tij Johnson reagoi duke deklaruar se jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi dhe se mbështeste protestat e ligjshme, ku respektohet distancomi social.
“Sigurisht që jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi dhe unë e kuptoj shumë mirë zemërimin që ndihet jo vetëm në Amerikë por në të gjithë botën, përfshirë vendin tonë”, deklaroi Johnson.
Nga ana tjetër, krerët e policisë britanike u shprehën të tronditur nga mënyra se si Floyd humbi jetën dhe nga dhuna që pasoi në qytetet amerikane, ndërsa ftuan protestuesit britanikë për qetësi.
Por manifestuesit deklaruan se në Mbretërinë e Bashkuar racizmi mbetet një problem i theksuar gjithashtu.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh