Vrasja e gazetarit sllovak, gjykata shpall të pafajshëm biznesmenin
Një gjykatë në Sllovaki ka shpallur të pafajshëm biznesmenin miliarder Marian Koçner nga akuza e komplotit për vrasjen e gazetarit Jan Kuçiak, në shkurt të vitit 2018.
Megjithatë, gjykata e distriktit Pezinok dënoi bashkëpunëtoren e tij Alena Zuzava për planifikimin dhe urdhërimin e vrasjes me 25 vjet burg.
Më herët, dyshja ishte shpallur e pafajshme në gjyqin fillestar që nisi në 2019-n dhe vendimi i së premtes vjen pas një apeli të bërë në 2021-shin. Tani, palëve u mbetet mundësia që ta kundërshtojnë vendimin në Gjykatën e Lartë.
Vrasja e Kuçiak ishte ndër më tronditëset që bëhej në radhët e gazetarëve në vitet e fundit, pas asaj të gazetares malteze Dafne Karuana Galicia.
Të dy ata u vunë në shënjestër pasi po ekspozonin lidhjet mes zyrtarëve të qeverisë dhe organizatave kriminale.
Kuçiak ishte më i riu në moshë. Ai dhe e fejuara Martina Kushnirova ishin 27 vjeç kur u ekzekutuan nga një ish-ushtarak i forcave speciale sllovake.
Asokohe, reporteri po shkruante për lidhjet e qeverisë sllovake dhe disa biznesmenëve me grupit mafioz Ndrangheta dhe ekzekutimi i tij shkaktoi zemërim popullor, aq sa kryeministri i atëhershëm sllovak, Robert Fico u detyrua të jepte dorëheqjen bashkë me një numër të lartë zyrtarësh të tjerë.
Duke qenë se në vrasje u përfshi kriminaliteti ndërkufitar, ajo u hetua edhe nga FBI, Skotland Jard, Europol, policia italiane dhe ajo çeke, që u bashkuan me hetuesit sllovakë.
LEXONI GJITHASHTU:
Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit
Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik
Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan
- 21:05 Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigracioni në New Jersey
- 20:51 Mbyllet pjesa e parë, Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”
- 20:24 Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, sot në protestë vetëm 2 mijë pjesëmarrës
- 20:01 Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 19:32 Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre