Vrasja e gazetarit sllovak, Gjykata e Lartë zhbën pafajësinë e porositësve, çështja kthehet për rishqyrtim
Gjykata e Lartë në Sllovaki ka anuluar të martën dënimin e Gjykatës së Posaçme penale në lidhje me porositësit e vrasjes së gazetarit Ian Kuçiak dhe së fejuarës së tij Martina Kusnirova, duke e kthyer çështjen mbrapsht për rishqyrtim.
Shtatorin e kaluar Gjykata e Posaçme shpalli biznesmenin Marian Koçner dhe ortaken e tij Alena Zsuzsova të pafajshëm për urdhërimin e vrasjes së reporterit 27-vjeçar në 2018-n për mungesë provash.
Verdikti shkaktoi zemërim në mbarë vendin, që priste një rezultat ndryshe duke parë peshën e provave të paraqitura lidhur me ngjarjen, që ndryshoi regjimin politik në vend dhe që kumbon ende në ditët e sotme.
I konsideruar si “tronditës”, vendimi i la familjarët e viktimave mes lotëve kur lanë me ngut sallën e gjyqit, pasi dëgjuan shfajësimet.
Prokurorët e apeluan vendimin, që shpallte fajtor vetëm të pandehurin e tretë, ish-anëtarin e forcave speciale Tomas Szabo, për pjesëmarrje në vrasje.
Szabo u dënua me 25 vjet në një burg të sigurisë së lartë. Ndërkohë, një person tjetër i konsideruar si i organizator i vrasjes me pagesë u dënua më 15 vjet burg.
Në shkrimet e tij gazetari Kuçiak denonconte lidhjet mes figurave të qeverisë dhe biznesit me krimin e organizuar.
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)