Vrasja e Gentjan Bejtjas, kapet në Orikum i shumëkërkuari “Pole Qorri”

3 Gusht 2025 | 18:12

Policia e Vlorës ka vënë në pranga Flodian Plakun, person i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Gentjan Bejtes. Arrestimi u bë në zonën e Orikumit, ku Plaku u kap në flagrancë duke mbajtur me vete dy armë zjarri.

Operacioni u drejtua nga zëvendësdrejtori i krimeve të rënda pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Qorri” ose “Pole”, dyshohet se ka pasur rol të drejtpërdrejtë në ngjarjen e rëndë kriminale.

Akuzat e ngritura ndaj tij, për përfshirjen në këtë atentat janë provuar përmes gjetjes së ADN-së së tij gjatë procesit hetimor.

41 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohej se fshihej në Dubai.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm

Flodian Plaku, një prej katër atentatorëve të vrasjes së Bejtjas, njihet gjithashtu edhe me dy mbiemra të tjerë, Mamo dhe Serjani.

Gentian Bejtja, një nga emrat më të njohur të policisë në zonën e Fushë Krujës, është ekzekutuar në mars të vitit të shkuar, në një atentat me armë zjarri brenda oborrit të shtëpisë së tij në Larushk.

Dyshohet se autorët pasi kanë rënë në gjurmët e Gentjan Bejtjas, kanë qëlluar me 4 automatikë kallashnikov.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026