Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Apelit lë në burg Gjon Shkambin
Xhaxhai i autorit të vrasjes së gjytarit Astrit Kalaja është lënë në burg. e Gjykatës së Apelit. Gjon Shkambi kërkoni lirimin pasi u arrestua lidhur me kërcënimet e bëra ndaj gjyqtarëve. Gjykata e Apelit këtë të hënë mori vendimin për të lënë në burg Shkambin.
Pas arrestimit të nipit të tij Elvis Shkambi, ai ka kërcënuar se gjyqtari që do ta dënojë atë do të ketë fatin e Astrit Kalasë. Ai gjithashtu ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari Kalaja. Shkambi dyshohet se ka qenë në dijeni se nipi i tij ka patur armë me vete dhe ka qenë në dijeni të planeve të tij për të vrarë gjyqtarin në rast se ai do të jepte vendim kundër tyre.
“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim me iniciale Gj. Sh dhe B.K, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi: Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njofton gjykata.
Gjyqtari Astrit Kalaja u plagos për vdekje me armë më 6 tetor gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir. Kalaja nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi u arrestuar dhe pranuai fajësinë. Ai nuk tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë dëshmisë nuk ka shfaqi pendesë. Ai është shprehur se ishte i detyruar të kryente aktin sepse po humbiste gjyqin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura