Arrestohet prokurori i Prizrenit në vendin e punës, dyshohet se u kap me ryshfet

27 Tetor 2025 | 09:38

Një prokuror në detyrë i Prokurorisë Themelore në Prizren është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas njoftimit zyrtar, B.Sh., i cili ushtron detyrën si prokuror, është ndaluar në vendin e tij të punës pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Hetuesit e Krimeve të Rënda dhe të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shumën apo rastin konkret për të cilin dyshohet prokurori.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës theksuan se procedurat hetimore po vijojnë sipas Kodit të Procedurës Penale dhe legjislacionit në fuqi, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026