KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës, rrëzohet vendimi i KPK-së
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra prokuroren e Tiranës, Mirela Zavalani, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Vendimi është marrë për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cënim të besimit të publikut.
Shkarkimi i Zavalanit është kërkuar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e cila e akuzoi për mosdeklarim të plotë të pasurisë dhe cënim të integritetit profesional.
Më herët, më 15 qershor, KPK e kishte konfirmuar në detyrë prokuroren pas një seance dëgjimore, ku u diskutuan gjetjet për pasurinë e vjehrrit si dhe të ardhurat nga dhënia me qira e një objekti në pronësi të bashkëshortit dhe babait të tij, që ishte deklaruar si burim për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Vendimi i KPA
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 673, datë 15.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mirela Zavalani.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, sot, më datë 24.10.2025”, thuhet në vendim.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen