Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vjen reagimi i parë i kryeprokurorit Olsian Çela

6 Tetor 2025 | 22:20

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë me një reagim në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Çela shprehet se kjo ngjarje ka cënuar funksionimin e shtetit ligjor. Ai ka kërkuar një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes.

“Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor.

Prokurori i Përgjithshmë i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistrateve në të gjitha aspektet.

Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”, shkruan Prokurori i Përgjithshme në reagim.

Gjyqtari Astrit Kalaja pasditen e sotme u plagos për vdekje me armë gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Kalaja nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Autori i ngjarjes është arrestuar dhe ka pranuar fajësinë. Ai nuk ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë dëshmisë nuk ka shfaqur pendesë. Ai është shprehur se ishte i detyruar të kryente aktin sepse po humbiste gjyqin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026