Vrasja e grave, Iris Luarasi: Ka dështuar e gjithë shoqëria
Për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bega por edhe fenomenin e shpeshtë të vrasjes së grave në Shqipëri, pedagogia Iris Luarasi thotë se përgjegjësia i takon të gjithë shoqërisë.
“Nuk ka lidhje vetëm me familjet ku ka ndodhur kjo tragjedi, ka dështuar e gjithë shoqëria”, u shpreh znj. Luarasi.
Iris Luarasi përmendi se Sabrina ishte 13 vjeç kur shkoi të jetonte me ish-bashkëshortin, atëherë 21 vjeç.
Sipas pedagoges, shoqëria, duke u nisur nga dy famijet përkatëse, duhet të kishte ndërhyrë që kjo bashkëjetesë midis një të miture dhe një 21-vjeçari të mos ndodhte.
“Kjo është me shumë shtresa dhe të gjitha shtresat kanë fajin dhe rolin e tyre”, tha pedagogia.
Për vrasjen e Sabrina Begës pasditen e sotme u zhvillua një protestë përpara Ministrisë së Brendshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun