Vrasja e ish-policit Roland Rexhepi, Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm Donald Hoxhën

30 Dhjetor 2025 | 16:30

Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm këtë të martë Donald Hoxhën, një prej personave të akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e ish-efektivit të Krimeve, Roland Rexhepi, i njohur si “Doda”.

Për ekzekutimin e ish-efektivit të antidrogës janë arrestuar deri tani katër persona: Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar nga Gjermania në janar 2022, si dhe Donald Hoxha. Në kërkim rezulton G.B. Të pestë dyshohet se në bashkëpunim kanë ekzekutuar ish-oficerin e krimeve.

Vrasja e ish-policit ‘Doda’ është një nga ngjarjet më të bujshme që ka shënuar një valë vrasjesh në Elbasan gjatë dy dekadave të fundit.

Si u vra Roland Rexhepi

Ekzekutimi i Roland Rexhepit u realizua mëngjesin e 23 korrikut 2009. Ai mbeti i vdekur në vend, pasi ndaj tij u qëllua me breshëri nga dy armë automatike, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autorët ishin të maskuar, por provat e ADN-së të siguruara nga një motor, bishta cigaresh dhe një kapuç ndihmuan në identifikimin e autorëve.

Edhe pse dy të dënuarit nuk kanë pranuar kurrë krimin, krahasimi i ADN-së bëri të mundur identifikimin e tyre. Në rastin e Florind Shabanit, provat ADN u siguruan nga autoritetet gjermane, pasi ai ishte i dënuar në Gjermani për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare krahasuan ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani.

Pas ngjarjes, një atentat tjetër ndodhi dy vite më vonë, kur në qendër të Elbasanit u vra biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit. Ai u ekzekutua më 30 dhjetor 2011, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë treguan një person që largohet duke çaluar, pasi biznesmeni kishte kundërpërgjigjur me armë, por humbi jetën pak momente më vonë.

Vendimi gjyqësor

“Sot, më 30 dhjetor 2025, u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Donald Hoxhës, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78, paragrafi 1 dhe 25 të Kodit Penal”. Pas shqyrtimit, gjykata vendosi të shpallë të pafajshëm të pandehurin D.H.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026