Vrasja e Jan Prengës, GJKKO rigjykon kopshtarin e “Golden”, avokati: Rishihni pamjet

Vrasja e Jan Prengës
12 Qershor 2025 | 12:02

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur sot rigjykimi për Festim Bexhdilin, i akuzuar në lidhje me vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e rëndë e ndodhur në janar të vitit 2020.

Bexhdili, i njohur si kopshtari i resortit luksoz “Golden” në Shijak, ku dyshohet se u mbajt i peng dhe më pas u zhduk Prenga, kërkon pafajësi përmes mbrojtjes së tij ligjore.

Avokati Ilir Murati, gjatë seancës së sotme, ka kërkuar rishikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë të paraqitura si prova kryesore në proces.

“Kemi konstatuar një gabim të organit procedues në interpretimin e pamjeve filmike,” deklaroi Murati para trupës gjykuese, duke theksuar se pamjet nuk e provojnë përfshirjen direkte të klientit të tij në rrëmbimin apo ekzekutimin e Jan Prengës.

Rigjykimi në Apel zhvillohet, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që prishi dënimin me burgim të përjetshëm për Bexhdilin dhe e ktheu çështjen për shqyrtim të ri në Apel.

Në këtë seancë, Aldo Majnishta është shoqëruar në gjykatë për t’u marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Ai është përmendur nga Prokuroria e Posaçme si një nga personat që, së bashku me Bexhdilin, ka ndihmuar në zhdukjen e trupit të viktimës.

Behar Dibra, prokuror i SPAK: “Na rezulton se Festim Bexhdili së bashku me Aldo Majnishtën kanë nxjerrë trupin nga bagazhi i një makine Mercedes dhe e kanë mbuluar me çarçaf në orën 18:12. Në orën 18:30, automjeti largohet nga garazhi i ‘Golden Resort’. Bexhdili është larguar me të tjerë dhe është kthyer sërish aty.”

Në mbrojtje të klientit të tij, avokati Ilir Murati ka kundërshtuar interpretimin e pamjeve filmike nga ana e prokurorisë.

Ilir Murati, avokat i Festim Bexhdilit: “Në asnjë moment nuk duket Festim Bexhdili duke kryer veprime. SPAK pretendon se ai ka kaluar viktimën nga një automjet në tjetrin. Kjo është ose një kqyrje e gabuar, ose me dashje e keqe. Është totalisht e padrejtë. Këto qëndrime dua t’i mbaj publike. Do të kërkojmë ndoshta edhe ekspertë të pavarur për të verifikuar pamjet.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca

Krahas përplasjeve fizike dhe tensioneve, situata para Parlamentit ka regjistruar edhe momente paniku shëndetësor. Një prej protestuesve nuk është ndier mirë dhe i ka rënë...
11:50 | 23/07/2026

Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare

Seanca e ardhshme plenare e Kuvendit do të zhvillohet më 30 korrik. Vendimi është marrë dhe miratuar gjatë seancës së sotme plenare nga votat e...
11:46 | 23/07/2026

Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me rrëzimin e kërkesës së PD që të zgjatej me 3...
11:25 | 23/07/2026