Vrasja e liderit të Hamasit, Kina bën thirrje për armëpushim në Gaza

18 Tetor 2024 | 16:19

Kina ka përsëritur të premten thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, një ditë pasi Izraeli deklaroi edhe vdekjen e Yahya Sinwar, liderit të grupit të Hamasit.

“Prioriteti i ngutshëm është arritja e menjëhershme e armëpushimit në Gaza, mbrojtja e civilëve, sigurimi i ndihmës humanitare dhe shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe konfrontimit”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning.

Ushtria izraelite pretendoi se trupi i Sinwar u zbulua pasi zona u kontrollua të enjten.

Edhe pse ushtria nuk e specifikoi vendndodhjen e vdekjes së Sinwar, raportet e mediave izraelite deklaruan se operacioni u zhvillua në qytetin jugor të Rafah.

Raportet tregojnë se Sinwar, objektivi kryesor i Izraelit, u vra gjatë një konfrontimi në terren, ku ai ishte i veshur me një uniformë të plotë ushtarake, duke kundërshtuar pretendimet e mëparshme izraelite se ai ishte fshehur mes të burgosurve izraelitë në tunele për muaj të tërë në Rripin e Gazës. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026