Vrasja e Martin Canit, Apeli kërkon vlerësim psikologjik për Mario Pëlleshajn dhe Luis Meçajn

3 Qershor 2026 | 14:07

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka vendosur të riçelë hetimin gjyqësor për kryerjen e dy raporteve individuale psikologjike për Mario Pëlleshajn dhe Luis Meçajn.

Në seancën e radhës, të caktuar më 10 qershor, në sallën e gjyqit do të paraqitet psikologia që do të ngarkohet me hartimin e raporteve.

Më 9 dhjetor 2025, Gjykata e Tiranës dënoi Mario Pëlleshajn me 16 vite burg. Ai u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.

Për vrasjen e Martin Canit, Gjykata e Tiranës caktoi dënimin me 12 vite burg, ndërsa për tentativën e vrasjes së të miturit tjetër vendosi 10 vite burg. Pas bashkimit të dënimeve, Pëlleshaj u dënua përfundimisht me 16 vite heqje lirie.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar rreth koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Ai kundërshtoi përdorimin...
14:39 | 09/07/2026

Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje mbi rastin e dhunimit të një të miture nga disa bashkëmoshatare në Fier,...
14:32 | 09/07/2026

Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të enjte në lagjen “Mark Lula”. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:30,...
14:17 | 09/07/2026