Vrasja e mbi 10 mijë personave, ish-sekretarja e kampit nazist apelon dënimin
Një ish-sekretare e kampit të përqendrimit nazist, 97-vjeçe do të apelojë dënimin e dhënë ndaj saj nga një gjykatë gjermane.
Irmgard Furchner u shpall fajtor javën e kaluar me akuzën se ka qenë bashkëpunëtore në 10.505 vrasje në kampin Stutthof gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhe pse ajo ishte një punëtore civile, gjykatësi pranoi se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp.
Por Furchner ka thënë se do të apelojë vendimin e gjykatës, ndërsa një avokat i bashkëpaditësit ka paraqitur veçmas një ankesë në Gjykatën Federale të Drejtësisë.
Irmgard Furchner, 97 vjeçe, filloi punë në Stutthof që kur ishte adoleshente, gjatë viteve 1943-1945.
Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë të kapur sovjetikë.
Stutthof, i vendosur pranë qytetit modern polak të Gdanskut, përdori një sërë metodash për të vrarë të burgosurit e tij dhe mijëra vdiqën në dhomat e gazit që nga qershori 1944.
Kur filloi gjyqi në shtator 2021, Irmgard Furchner u arratis nga shtëpia e saj e të moshuarve dhe u gjet përfundimisht nga policia në një rrugë në Hamburg.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit