Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Policia nis përgatitjet për rindërtimin e skenës së krimit

26 Mars 2024 | 21:33

Ka nisur rindërtimi i skenës së krimit për ngjarjen e vitit 2021 në Elbasan, disa ditë para zgjedhjeve, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Rindërtimi i skenës së krimit ka nisur me kërkesë të Gjykatës së Apelit në Elbasan.

Gjykata u kërkoi eksperëve rindërtimin e skenës në vendin e ngjarjes, ndërsa këta të fundit kërkuan angazhim maksimal të Policisë së Elbasanit, për të bërë të mundur rindërtimin e skenës së krimit.

Këtë mbrëmje Policia ka nisur vendosjen e shiritave rrethues dhe ndalimin e parkimit për t’i lënë ekspertëve hapësirë të punojnë.

Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në Policinë e Shtetit.

Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesave të të akuzuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj, i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjeje.

Kjo do të jetë hera e dytë që rindërtohet ngjarja. Më herët, Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen në korrik të vitit 2022.

Skena e krimit pritet të rindërtohet ditën e nesërme në orën 10:00, ndërsa sot Policia po merr vetëm masat për bllokimin e zonës për automjetet.

Tre ekspertët që do të rindërtojnë skenën e krimit janë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspertë të pavarur.

Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026