Vrasja e të riut nga policia, Meta thirrje autoriteteve të mbajnë përgjegjësi
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorit që i mori jetën 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Në një letër të hapur, publikuar në Facebook, Meta u shprehu ngushëllime familjarëve të të riut, i cili humbi jetën pasi u qëllua me armë nga një oficer policie në Tiranë.
Ai e konsideroi ngjarje shumë të rëndë dhe të dënueshme dhe kërkoi nga autoritetet marrjen e përgjegjësisë.
“Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shproporcionale nga efektivë të caktuar të policisë, kanë ardhur duke u përshkallëzuar,” – u shpreh Meta në letrën e hapur.
Presidenti ngarkoi me përgjegjësi direkte ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e policisë. Ai theksoi se “ata nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla”.
Meta këmbëngul se çdo akt tjetër përtej ligjit dhe misionit të policisë, i kryer nga policia dhe punonjësit e saj, është “i papranueshëm, nuk duhet të tolerohet, por duhet të ndëshkohet”.
Presidenti u bëri thirrje autoriteteve t’i përgjigjen menjëherë nevojës së shoqërisë për drejtësi.
“I kërkoj Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve,” – theksoi Meta teksa i ka bërë thirrje shoqërisë civile të jetë më aktive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Presidenti ka kërkuar gjithashtu nga Avokati i Popullit të ndjekë me vëmendje dhe rëndësi të veçantë rastin për të dalë më pas me rekomandime të posaçme.
Ditën e sotme, pasi u bë ceremonia mortore e Rashës, të rinj të Partisë Demokratike zhvilluan një protestë përpara ministrisë dhe kryeministrisë ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Lexoni gjithashtu:
Të rinjtë e FRPD-së protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Lleshaj të japë dorëheqjen
Vrasja e Klodian Rashës, shokët: Nuk ka qenë i armatosur, veprimi i policisë i paligjshëm
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta