Vrasja e të riut pas sherrit për parkimin, arrestohet pas një viti autori 21-vjeçar
Policia e Shkodrës ka arrestuar 21-vjeçarin në kërkim, Luçian Mhilli, i cili akuzohet për vrasjen e Valter Fejzës në shtator të vitit 2023.
Ndaj Luçian Mhillit, Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, Aleksandër Mhilli dhe Paolo Mhilli, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë 33-vjeçarin Valter Fjerza.
Në lidhje me këtë rast, policia ka vënë në pranga dhe shtetasin Enton Dushaj për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis sativa, në trajtë boçeje, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.
Fjerza, u vra, më 21 shtator, në fshatin Hot i Ri të Shkodrës, vetëm pak metra larg banesës së tij. Ai po shkonte me makinë drejt lokalit të fshatit, pasi kishte marrë vesh se vëllai i tij, Kol Fjerza, po konfliktohej me pesë djem të fisit Mhilli.
Sherri mes vëllait të viktimës, Kol Fjerzës dhe Klodian Mhillit, kishte nisur për shkak të një vendi parkimi në rrugicën e lagjes. 24-vjeçari Mhilli pretendonte se Fjerza i kishte bllokuar hyrjen për në banesë.
Sherri banal përfundoi në vrasjen e 33-vjeçarit nga 4 personat e ndaluar nga policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta