Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen dy persona të tjerë

17 Qershor 2021 | 09:09

Policia ka arrestuar dy persona të tjerë për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje e ndodhur në muajin prill të vitit të kaluar.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se janë arrestuar Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Për këtë ngjarje është në kërkim edhe Talo Çela, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cili nga arratia ka mohuar akuzat duke deklaruar se vëllezërit Haxhia i kishte miq.

Madje, Çela ka treguar se në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë është ishte strehuar në banesën e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Këta të fundit u vranë  më 27 prill, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ata u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf”, ku u gjetën të pajetë brenda mjetit të tyre.

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia deri më sot janë arrestuar Klevis Alla dhe Altin Ndoci.

LEXONI GJITHASHTU:

I dyshuar për grabitjen e miliona eurove në Rinas dhe vrasjen e vëllezërve Haxhia, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e Talo Çelës

Vritet në një atentat në Elbasan vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela

Zbardhet vrasja e dy vëllezërve në Durrës, arrestohen autorët. Dy muaj më parë vranë 2 të rinj të tjerë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026