Vrasja në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarë dërgohen për gjykim

3 Mars 2025 | 11:21

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dërguar për gjykim Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarë të burgut të Peqinit, lidhur me krimin që ndodhi në këtë institucion më 15 dhjetor 2023.

Gjatë incidentit atë mesditë, i dënuari Arben Lleshi humbi jetën, ndërsa një tjetër, Indrit Shaqja, mbeti i plagosur. Atëherë u arrestuan autori i dyshuar i krimit, Sokol Mjacaj, si dhe drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i emëruar në këtë detyrë në nëntor të vitit 2023.

Po ashtu, u arrestuan edhe Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”; Nikolin Gjonpalaj, ish-shefi i policisë së burgut të Peqinit; Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B; Arben Dulellari, specialist informacioni në sallen operative të IEVP Peqin; Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B; Ilir Balla, punonjës shërbimi në godina B; Florenc Mile, polic shërbimi në godina B; Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B; Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B; Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B; dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B në IEDP, Peqin.

Hetimet kanë zbuluar se Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, kreu vrasjen e Lleshit dhe plagosi një tjetër.

Dyshohet se arma e përdorur prej tij në këtë krim ishte futur në burg disa javë para ngjarjes. Mjacaj e pranoi se kishte pasur një konflikt me Lleshin, por prokuroria e konsideron këtë vetëm një alibi, duke e parë si një vrasje me pagesë.

Hetimet gjithashtu përfshinë dyshime se disa zyrtarë të burgut mund të kenë bashkëpunuar me Mjacajn për të futur armën në burg dhe për të mbajtur informacion të fshehtë lidhur me ngjarjen. 12 zyrtarët e burgut, përfshirë drejtorin Kamber Hoxha dhe disa shefa të regjimeve të ndryshme, akuzohen për “shpërdorim të detyrës” dhe për mosrealizimin e detyrës së sigurisë, që mund të kenë kontribuar në mundësimin e kryerjes së krimit brenda burgut të Peqinit.

Një tjetër moment i rëndësishëm gjatë hetimit të kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë refuzimi i Mjacajt për të bashkëpunuar me drejtësinë, gjë që ka shtuar dyshimet për një vrasje të kryer me pagesë.

Për krimin që ndodhi në burg, Mjacaj është akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, “mbajtjen dhe prodhimin e armëve” dhe “futjen e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Kjo ngjarje shkaktoi një reagim të madh në opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe kontrollin në burgjet shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026