Vrasja në Ferizaj, Gjykata Themelore vendos 1 muaj paraburgim për dy të dyshuarit
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 88-vjeçarit Sadri Sadriu në Bibaj të Ferizajt më 16 gusht.
Gjykata tha se “ekziston dyshimi i bazuar” se Festim Ramadani dhe J.M. në bashkëpunim kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
Festim Ramadan, zyrtar policor, ishte dorëzuar vet tek autoritetet, ndërkaq J.M., po më 16 gusht ishte arrestuar.
Viktima, Sadri Sadriu u vra në parkingun e një salle dasmash në Ferizaj mbrëmjen e 16 gushtit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj tha një ditë më herët se Festim Ramadani dyshohet se e ka kryer vrasjen me armën e punës
Si Prokuroria, ashtu edhe Gjykata Themelore thanë se Festim Ramadani “për qëllime të ulëta” ka kryer vrasjen. Sipas institucioneve të drejtësisë, ai sapo ka vërejtur viktimën që ka hyrë në parkingun e sallës së dasmave, me të dyshuarin tjetër, J.R., secili me vetura të tyre janë nisur drejt viktimës.
J.M. dyshohet se me një mjet të fortë i është vërsulur viktimës, ndërkaq Festim Ramadani me armë zyrtare ka shtënë disa herë drejt Sadri Sadriu i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta