Vrasja në Madrid: Kush ishte Andriy Portnov, këshilltari presidencial ukrainas
Avokati i njohur ukrainas dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit të rrëzuar Viktor Yanukovych, Andriy Portnov, është vrarë më 21 maj në Madrid, Spanjë. Ai u qëllua me pesë plumba nga persona të armatosur, ndërsa po hipte në veturën e tij të tipit Mercedes, pas lënies së fëmijëve në një shkollë ndërkombëtare afër kryeqytetit spanjoll. Plumbin fatal e mori në kokë.
Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe ka shkaktuar valë reagimesh në Ukrainë, ku Portnov ka qenë për vite një figurë me ndikim në politikë dhe drejtësi.
I diplomuar për drejtësi, Portnov ishte zëvendësshef i administratës presidenciale gjatë qeverisjes së Yanukovychit dhe njihej si një ndërmjetës i fuqishëm në sistemin gjyqësor. Ai është akuzuar shpesh për manipulim gjyqësor, kërcënim ndaj gazetarëve dhe pengim të reformave.
Në vitin 2021, ndaj tij u vendosën sanksione nga Departamenti Amerikan i Thesarit për përpjekje për të ndikuar në gjyqësor, përfshirë blerjen e vendimeve dhe emërimin e personave besnikë në poste të rëndësishme.
Në janar të këtij viti, gazeta New York Times raportoi se Portnov po jetonte në Spanjë nën mbrojtje private, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme.
Autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë ende detaje rreth autorëve apo motiveve të sulmit, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Portnov, një figurë e diskutueshme në skenën politike ukrainase, për shumë ishte simbol i një epoke të korrupsionit dhe ndikimit politik mbi drejtësinë. Vrasja e tij ka hapur debate të reja mbi sigurinë e ish-zyrtarëve në mërgim dhe implikimet politike të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën