Vrasja e dyfishtë në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor 2025 | 16:56

Është dorëzuar në polici autori i dyshuar i njërës prej vrasjeve të regjistrura në Manëz disa ditë me parë. Pepa është dorëzuar në polici rreth orës 13:00. Burime policore konfirmojnë se Daniel Pepa është vëtdorëzuar në polici.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”. Dy persona u vranë në Manëz pas një debati me kamarierin për një kafe në një lokal.

33-vjeçari Flori Paluçi vrau  me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas Pepa qëlloi ndaj 33-vjeçarit duke e lënë të vdekur. 21-vjeçari që pas ngjarjes ishte shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

“Durrës/Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës.

Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj këtij shtetasi, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Këto veprime lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 22.10.2025, ku janë vrarë shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor. Gjatë veprimeve procedurale, këtij shtetasi i është sekuestruar një armë zjarri.Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes,” njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026