Vrasja e dyfishtë në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve: Konflikti nisi në qershor

20 Gusht 2024 | 14:05

Xhaxhai i Eduart dhe Gëzim Frrokut, Zef Frroku ka deklaruar këtë të martë se nuk është në dijeni të vendodhjes së vëllezërve të tij, autorë të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.

Këta dy të fundit, pronarë të hotelit “Holiday” kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç, mbrëmjen e së hënës dhe më pas janë arratisur nga vendi i ngjarjes.

“Nuk e di se ku ndodhen dhe nuk kemi komunikim me ata. Këtij shteti dhe këtyre prokurorëve është e vështirë t’ju dorëzohet dikush. Nuk kërkojmë asgjë përveç drejtësisë.”-tha Frroku.

Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të dy vëllezërve.

Më 14 korrik,  policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, të cilin e ka komentuar edhe xhaxhai i pronarëve të hotelit.

“Para dy javësh kanë ardhur dhe janë konfliktuar përpara biznesit të vëllait tim. Siç e kemi parë ai ka nxjerrë armën(Ersildi) dhe e ka marrë shteti, po e ka liruar për dy ditë. Kanë ardhur mbrëmë, po se për kë ne nuk e dimë. Rrezik për ne dhe për ata.”-u shpreh Frroku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026