Vrasja në Rinas e Gilmando Danit, Karamuço jep detaje për dëshminë e fortë të Emiljano Shullazit

12 Janar 2026 | 21:02

Këtë të hënë në “Now” me moderatoren Erla Mwhilli në Euronews Albania është folur rreth detajeve të marrjes në pyetje të Emiljano Shullazit, ku sipas mediave thuhet se ky i fundit është pyetur për atentatin ndaj Gilmando Danit në Rinas disa muaj më parë.

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka dhënë një shpjegim dhe disa detaje lidhur me avancimin e këtij hetimi.

Ervin Karamuço: Sipas të gjitha atyre që kemi diskutuar dhe të gjitha informacionet e ardhura, hetimi ka ngecur në pikën ku u zhvillua një kontroll në një prej fshatrave të Fushë-Krujës, ku një person u shoqërua për vendodhjen e tij, për të sqaruar pozitën e tij dhe për të kuptuar se çfarë dijenie kishte për lëvizjet në atë zonë, si dhe për elementë të tjerë në lidhje me ngjarjen. Por sigurisht që ishte një lajm që hetimet po vazhdonin.

Për shkak të atentatit, policia ka indicie për disa grupe që mund ta kenë porositur, jo për ata që mund ta kenë ekzekutuar. Nuk ka ende asnjë provë. Për të sqaruar pistat, një nga njerëzit më të afërt të viktimave është Shullazi.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026