Vrasje masive në Teksas, të paktën 8 të vdekur nga të shtënat në një qendër tregtare
Të paktën 8 persona u vranë dhe shtatë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në veri të Dallas, Teksas, tha sot policia lokale.
Sulmuesi u vra nga një oficer policie pasi filloi të qëllonte jashtë qendrës tregtare Allen Premium Outlets, raporton Reuters.
Policia beson se sulmuesi nuk ka pasur bashkëpunëtorë. Të plagosurit janë vendosur në disa spitale, mes tyre ka edhe fëmijë.
Të shtënat kanë ndodhur në qytetin Allen, 40 kilometra në verilindje të Dallasit, i cili ka një popullsi prej 100 mijë banorësh. Për momentin nuk dihen detaje të tjera rreth incidentit apo motiveve.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, i quajti të shtënat një “tragjedi të patregueshme”, duke shtuar se shteti është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë për autoritetet lokale. Sipas grupit jofitimprurës Gun Violence Archive, vetëm këtë vit ka pasur 198 të shtëna masive në SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë