Sot një 17-vjeçar qëlloi për vdekje Lekë Lekgjonajn. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në fshatin Manati të Lezhës.
Policia e kapi autorin në kohë rekord, ndërsa ende nuk kanë njoftuar rrethanat e ngjarjes. Deri tani dyshohet për hakmarrje.
Sipas burimeve nga Policia, ka dyshime se në vitin 2011 vëllai i viktimës ka vrarë babain e të miturit.
Viktima punonte tek Drejtoria Pyjore e Bashkisë Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detajet.
LEXONI GJITHASHTU: