Vrasjet në Elbasan, Erion Alibej në GJKKO: Jam i gatshëm të flas, por…
Erion Alibej ka “qepur” gojën para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Procesi këtë të martë zhvillohej për këtë të fundit i cili u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 2020.
Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa i pyetur nga gjykata ai për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër.
“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”.
Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej insistoi, se një problem familjar sapo i kishte ndodhur. Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që t’i jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.
Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që kontatuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt. Latif e Mariglen Daka babë e bir, thanë se ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe kishte lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta