Vrasja e Emiljano Ramazanit, ish-oficeri Palushi kërkon ‘arrest shtëpie’
Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e ish-drejtuesit të policisë Leonard Palushit i arrestuar gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.
Palushi kërkoi masën “arrest shtëpie” për arsye familjare pasi njeri nga fëmijët e tij do të kryente një operacion, por gjykata refuzoi ndryshimin e masës.
Ai akuzohet nga SPAK për orientim të gabuar të hetimit duke shpërdoruar detyrën për vrasjen e Emiljano Ramazanit.
“Kam bërë vetëm detyrën, ndoshta pak më tepër nga sa duhet. I kërkoj autoriteteve të marrin në mbrojtje familjen time. Kam një jetë që kam vënë veten në rrezik në operacione të ndryshme përfshirë goditjen e kultivimit të drogës apo arrestime të personave të rrezikshëm. Kam dy fëmijë të mitur të cilëve iu duhet siguruar jeta. Kam zbatuar me përpikmëri rregullat e policisë. Kam mbajtur prej dy vitesh qëndrimet e mia për ngjarjen, pasi jam pyetur rreth saj. Nuk kam asnjë lidhje me grupe kriminale apo persona të tillë. Kontaktet me Erion Alibej për shkak se i kishin vrarë të vëllain, Endrit Alibej bashkë me xhaxhain e tij dhe një shtetas turk. Takimet me të kanë ndodhur vetëm në këtë kontekst, të marrjes në pyetje dhe informacioneve që mund të dinte” , ka deklaruar më herët Palushi para togave të zeza.
Në sajë të operacionit “Plumbi i Artë” u lëshuan 32 masa sigurie, ku 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje, 9 persona u arrestuan ndërsa 14 persona u shpallën në kërkim.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare