English

Vrau 23-vjeçarin në Itali, kërkohet “burgim i përjetshëm” për Rigels Gjinajn

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emanuel Rroku vritet me armë zjarri në një lokal në zonën e Milanos, kërkohet dënim i përjetshëm për një 34-vjeçar.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, prokuroria ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për shqiptarin Rigels Gjinaj, 34-vjeçarin që vrau Emanuel Rrokun në një lokal në Turbigo (Milano) mbrëmjen e 16 shtatorit 2022.

Sipas RIS Parma, 34-vjeçari ka qëlluar më pak se 45 cm larg dhe është qëlluar nga një armë zjarri tip “beretë” 6.75.

Prokurori publik Ciro Caramore kundërshtoi kërkesën e bërë nga mbrojtja e të pandehurit dhe në vend të kësaj kërkoi dënimin maksimal për të nga Gjykata e Asizeve të Gjykatës së Busto Arsizio.

Rindërtimi i vrasjes

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022 Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Pas një debate të lindur me Rigelsin, ai u sulmua nga 34-vjeçarin shqiptar që nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre here. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar dhe dy të tjerët plagosën dy persona të tjerë, që ishin të pranishëm, njëri prej të cilëve 20-vjeç.

Sipas asaj që u konstatua më vonë, brenda lokalit një burrë kishte goditur një grua. Disa nga të pranishmit ndërhynë për ta ndaluar, ndërsa Rigelsi ndërhyri për të mbrojtur mikun e tij nga ajo turmë.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash të shkrepur nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide. 23-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari është shtruar për disa kohë në Gallarate për shkak të rrahjeve që kishte pësuar atë mbrëmje.

“Nuk doja të vrisja njeri, do të doja të kthehesha dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigels i cili përfundoi në burg për vrasje.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?