Vrau foshnjën duke i mbushur gojën me pambukë, nëna adoleshente del para gjyqit

12 Maj 2023 | 17:12

Një vajzë adoleshente vrau foshnjën e saj të porsalindur duke e sulmuar dhe duke i mbushur fytin me pambuku.

Paris Mayo, sot 19-vjeçe, ishte 15 vjeç në kohën kur vrau foshnjen e saj, ka dalë në gjyq e akuzuar për vrasjen e Stanley Mayo menjëherë pas lindjes në shtëpinë e prindërve të saj në Ross-on-Wye, Herefordshire.

Gjykata e Kurorës së Worcester-it dëgjoi se si ajo e futi fëmijën e saj në një qese mbeturinash dhe shpresoi që nëna e saj të mendonte se ishte mbeturina.

Lindja ndodhi në dhomën e ndenjes në Springfield Avenue midis orës 21:30 dhe 22:30 më 23 mars 2019 Paris Mayo e lindi atë e vetme, pa ndihmën e askujt.

Pas lindjes, e pandehura sulmoi foshnjën, duke i thyer pjesën e sipërme të majtë dhe të djathtë të kafkës dhe duke i shkaktuar një lëndim të rëndë të trurit. Pasi kuptoi se foshnja ishte ende e gjallë ajo përdori copa pambuku për t’i mbyllur rrugët e frymëmarrjes.

Avokati i prokurorisë Jonas Hankin KC tha se nëna dhe babai i adoleshentes ishin në shtëpi, por ishin në katin e sipërm ku babai i saj, i cili nuk ishte mirë, po kryente dializë në shtëpi.

Vajza më vonë e futi foshnjën në një çantë dhe e la te pragu i derës, duke i kërkuar të vëllait që ta hidhte bashkë me mbeturinat, por nëna e saj hapi çantën dhe u tmerrua. Ishte pikërisht nëna e adoleshentes e cila njoftoi menjëherë policinë dhe ambulancën.

Sipas prokurorëve të çështjes adoleshentja e vrau foshnjën e saj në mënyrë që të mos zbulohej se ksihte qenë shtatzënë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026