Balluku mbyll fushatën në Dibër: Nuk ka të majtë e të djathtë, vlerësohet puna
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun Dibër, Belinda Balluku tha në mbyllje të fushatës në Dibër se shqiptarët nuk kanë më idenë e ndasisë të majtë dhe të djathtë, por ata mbështesin punën.
“Shqiptarët kanë kuptuar se nuk është më koha për tifozeri, që e ardhmja e fëmijëve tanë nuk bëhet me tifozllëk, jam me Saliun e rashë e vdiqa. Po ku do të shkojnë fëmijët tanë me Saliun? Cila është e ardhmja e tyre me Saliun dhe gjithë Salinjtë e tjerë? Këtë e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët tashmë dhe ndaj na bashkohen në çdo takim, na janë bashkuar në këtë fushatë dhe do të na bashkohen në 14 maj me votën e tyre,” – u shpreh Balluku.
Zv. kryeministrja bëri thirrje që të gjithë të votojnë për t’i dhënë një mundësi Klosit të lulëzojë. Kjo zonë e Dibrës do të shërbejë, sipas Ballukut, për t’i treguar Shqipërisë që nuk ka më të djathtë që rrinë të izoluar vetëm e vetëm që të mbrojnë Sali Berishën.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 11:29 Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
- 11:24 Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve