Vrau fqinjin për parkimin, kush është autori i ngjarjes së rëndë

14 Shkurt 2024 | 15:02

Personi që shihni në foton e mësipërme është shettasi Ilir Koçilja, 35-vjeçari nga qyteti i Durrësit i cili mesditën e kësaj të mërkure ekzekutoi me thikë fqinjin e tij.

46-vjeçari Halil Koka ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Burime bëjnë me dije se dy fqinjët kishin kohë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi.

Dy fqinjët u konfliktuan këtë të mërkurë për shkak të një vendparkimi.

Të dy personat njihen si përdorues të lëndëve narkotike, madje autori kishte shfaqur dhe probleme të shëndetit mendor.

Nga një kqyrje në rrjetet e tij sociale shihen postime të pakuptimta me fjalë fyese, por dhe akuza ndaj krerëve të ish-bandës së Durrësit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026