U qëllua me thikë, ndërron jetë 40-vjeçari. Policia në kërkim të autorit (Emrat)

14 Shkurt 2024 | 13:09

Ka ndërruar jetë personi i cili u qëllua me thikë në qytetin e Durrësit mesditën e kësaj të mërkure.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Halil Koka.

Pas një konflikti, 35-vjeçari Ilir Koçija, ka qëlluar me thikë 40-vjeçarin duke e plagosur rëndë.

Koka ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërkohë që autori u largua në drejtim të urës së Dajlanit.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

“Më datë 14.02.2023, në orën 12:32, në lagjen Nr.3, Durrës, Ilir Arben Koçilja, i datëlindjes

02.08.1989, banues ne Durrës, ka plagosur me mjet prerës në trup, shtetasin Halil Koka,

banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital Durrës. Punohet për kapjen autorit.

Dyshohet se është drejtuar drejt urës së Dajlanit”, bëjnë me dije burime nga policia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026