Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon me 11 vite e 4 muaj burg Erjon Llapushin
Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë me 11 vite e 4 muaj burg Erjon Llapushin, për vrasjen e kamerierit Gazmend Kurmaku, ngjarje e ndodhur në 2 tetor të vitit 2021. Llapushi u shpall fajtor për akuzën e vrasjes me dashje.
Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg, por gjykata vendosi 17 vite burg, ndërsa me aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 11 vite e 4 muaj burg.
Sot më datë 23.01.2025 u zhvilluar seanca gjyqësore për të pandehurin E.Ll me Trup Gjykues Kryesues Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli.
Gjykata e deklaroi atë fajtor për veprën penale ” “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 11(njëmbëdhjetë) vjet e 4 ( katër) muaj. Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit