Vrau me thikë bashkëfshatarin në Pogradec, arrestohet pas 2 muajsh Fatmir Manellari

29 Tetor 2022 | 09:27

Është arrestuar autori i vrasjes së shtetasit Safet Hyskollarin dy muaj më parë në fshatin Gështenjas të Pogradecit.

Fatmir Manellari është vënë në pranga mëngjesin e së shtunës në shtëpinë e tij.

Ngjarja ndodhi 2 muaj më parë. Mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga ShBA-ja në fshatin e tij.

Konfliktet sipas burimeve lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë. Gjatë ditëve të fundit viktima kishte kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubove prej betoni.

Autori pretendonte pronësinë e ish-kovaçanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.

Autori Fatmir Manellari shkoi mbrëmjen e 7 shtatorit tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65-vjeçari ka dalë nga dera.

Policia nuk ka gjetur thikën me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij, i cili ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në...
09:28 | 14/07/2026

Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër zjarri ka rezultuar aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” të Vlorës. Zjarri ka rënë në një hapësirë me pemë...
09:26 | 14/07/2026

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026