Vreto: Shteti policor pas tragjedisë në Himarë i dha goditjen e dytë turizmit

11 Gusht 2022 | 18:34

Artion Vreto, pronar i “Sky sports Albania” tha për Euronws Albania se fushata e policisë pas tragjedisë në Himarë i dha goditje përfundimtare turizmit që sipas tij deri në këtë moment ishte i plagosur.

Ai tregoi se deri në fund të korrikut numri i pushuesve në Jug ishte më i ulëti në 5 vjetët e fundit dhe fushata e policisë për të ndaluar çdo mjet lundrues e dëmtoi edhe më tej.

“Kur turistët po riktheheshin drejt plazhit, ndodhi tragjedia, që rikthehu shtetin policor. Policë që kujtohen të marrin masa vetëm kur ndodh diçka duke bllokuar çdo mjet ujor me dhe pa licencë. Kur i kemi pyetur pse na kane pezulluar lejet për të cilat kemi paguar taksa, arsyetimi ishte kemi urdhër. Kjo solli revoltë pasi për një njëri që shkel rregullat në mënyrë abuzive s’mund të penalizohen të gjithë, që kanë investuar”, tha Vreto.

Ai tregoi se deri në fund të korrikut numri i pushuesve në Jug ishte më i ulëti në 5 vjetët e fundit dhe fushata e policisë për të ndaluar çdo mjet lundrues e dëmtoi edhe më tej.

Vreto kërkoi që të hartohet një ligj më i rreptë për mjetet detare, ndërsa theksoi se mbajtja e përgjegjësisë duhet të jetë personale, dhe jo kolektive duke penalizuar edhe ata që punojnë në mënyrë të ndershme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)

Teksa protesta para Kuvendit ende vijon prej disa orësh, protestuesit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit. Pastrimi i ambienteve para Kuvendit vjen pas tensioneve...
13:54 | 23/07/2026

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026