Vritet 55-vjeçari në Krujë, autori në kërkim | 5 zhvillime kryesore

10 Gusht 2022 | 14:53
  • Ndërron jetë në spital 55-vjeçari që u plagos në Krujë

55-vjeçari Luan Hushi ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak, pak orë pasi u plagos me armë zjarri kallashnikov nga shtetasi K.Q.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh të Krujës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti midis tyre për dru zjarri.

Autori, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja dhe ndodhet në kërkim, plagosi në bark 55-vjeçarin, i cili nuk mund t’i mbijetojë plagëve të marra.

Lexoni për më shumë: Ndërron jetë në spital 55-vjeçari që u plagos në Krujë

Pamje nga vendngjarja
  • Berisha do krijojë parti të re për zgjedhjet lokale, thotë Kreshnik Spahiu

Juristi, Kreshnik Spahiu thotë se ish-kryeministri Sali Berisha do krijojë parti të re për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se Berisha tanimë është lider i Partisë Demokratike, por sipas tij, Gjykata e Apelit do e quajë të pavlefshme Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe logoja do t’i përkasë Enkelejd Alibeajt dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

Ndër të tjera, juristi theksoi se për shkak të shpalljes “non grata”, PD nuk mund të bëjë koalicion me partinë e re të Berishës.

Lexoni për më shumë: Berisha do krijojë parti të re për zgjedhjet lokale, thotë Kreshnik Spahiu

Juristi, Kreshnik Spahiu
  • Burg për 3 skafistët që u kapën me 1 ton marijuanë

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 3 skafistët e arrestuar në kuadër të operacionit “Syri”, të zhvilluar nga Guardia Di Finanza dhe Policia e Shtetit, dy ditë më parë.

Arbër Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi 19 vjec të cilët u kapën me 991 kg lëndë narkotike marjuanë 13 milje larg Vlorës, dolën sot përpara togave të zeza.

Gjatë këtij operacioni, që u zhvillua nga ajri, toka dhe deti, u arrestuan dhe dy shtetas ukrainas, që tërhoqën lëndën narkotike me një anije turistike, ndërkohë që është shpallur në kërkim Gregor Likaj.

Lexoni për më shumë: Burg për 3 skafistët që u kapën me 1 ton marijuanë

Droga e sekuestruar
  • Dy shpërthime me tritol në Tiranë

Dy shpërthime me tritol janë raportuar në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në afërsi të banesës së shtetasit Ardjan Ahmetaj në rrugët “3 Dëshmorët”, pa shkaktuar dëme.

Ndërsa, një tjetër sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në para banesës së shtetasit Mark Zmalaj në rrugën “Kujtesa” në Kamzë. Për pasojë, është dëmtuar porta e banesës.

Lexoni për më shumë: Dy shpërthime me tritol në Tiranë

Automjet i Policisë së Shtetit, Foto ilustruese
  • Polici shqiptar padi shtetit amerikan, kundërshton shkarkimin nga detyra

Një ish-agjent policie me origjinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara ka paditur shtetin amerikan për shkarkim të paligjshëm nga radhët e uniformave blu.

Marjel Kola u shkarkua nga detyra 17 qershorin e kaluar, pasi refuzoi të vaksinohej kundër COVID-19, me pretendimin se nuk ia lejonte besimi fetar.

Më parë, efektivi shqiptar, që punonte pranë Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, kishte refuzuar të punonte edhe ditën mes së premtes dhe së shtunës me të njëjtin argument: fenë.

Lexoni për më shumë: Polici shqiptar padi shtetit amerikan, kundërshton shkarkimin nga detyra

Marjel Kola
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026