Vritet edhe një komandat i lartë i Hezbollahut nga një sulm izraelit
Një komandant i lartë i Hezbollahut u vra të mërkurën nga një sulm ajror izraelit në jug të Libanit, në një kohë kur tensionet mes dy palëve po vazhdojnë të rriten, tha për Associated Press një zyrtar i Hezbollahut.
Sulmi ndodhi në afërsi të qytetit bregdetar Tire, pavarësisht se përpjekjet globale janë rritur në javët e fundit për ta parandaluar përshkallëzimin e luftimeve mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite.
Druhet se luftimet e kohëpaskohshme mes tyre mund të shpërthejnë në një luftë të plotë rajonale dhe mund të cojnë drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit.
Hezbollahu e intensifikoi komandantin e vrarë si Mohammad Naamheh Nasser, i cili njihej me nofkën guerile “Abu Naameh”.
Një zyrtar i Hezbollahut tha në kushte anonime se ai ishte shef i Njësitit Aziz, njërit prej tre divizioneve rajonale në jug të Libanit.
Naameh është zyrtari më i lartë i grupit të mbështetur nga Irani që vritet prej Taleb Sami Abdullah, i cili u vra në një sulm ajror më 11 qershor.
Ushtria izraelite nuk e ka komentuar deri tani sulmin e së mërkurës.
Hezbollahu nisi sulme raketore në veri të Izraelit një ditë pasi Hamasi e kreu një sulm befasues në jug të Izraelit më 7 tetor, duke nxitur luftime të kufizuare përgjatë kufirit të tensionuar.
Por, prej atëherë, sulmet janë përshkallëzuar dalëngadalë, me Hezbollahun që vuri në përdorin armë të reja për të kryer sulme dhe me Izraelin që goditi më thellë Libanit.
Hezbollahu ngul këmbë se nuk do t’i ndalë sulmet derisa të arrihet marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës.
Zyrtarët izraelitë kanë kërcënuar se do të kryejnë operacion më të madh ushtarak, nëse Hezbollahu nuk i ndal sulmet.
Aleatët, përfshirë mijëra pjesëtarë të milicive të mbështetura nga Irani në Irak, kanë thënë se do t’i bashkohen Hezbollahut në vijën e frontit.
Mbi 450 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Liban prej tetorit, shumica e të cilëve luftëtarë të Hezbollahut, por aty përfshihen edhe më shumë se 80 civilë dhe joluftëtarë.
Nga pala izraelite, 16 ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë prej se nisi lufta në Gazë. Dhjetëra mijëra njerëz nga të dyja anët e kufirit të tensionuar janë shpërngulur si pasojë e luftimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve