Ushtria izraelite: Sulmet e shtuara të Hezbollahut mund të sjellin përshkallëzim

17 Qershor 2024 | 08:34

Ushtria izraelite njoftoi sot se sulmet e intensifikuara ndërkufitare nga lëvizja militante libaneze Hezbollah ndaj Izraelit mund të shkaktojnë një përshkallëzim serioz.

“Agresioni në rritje i Hezbollahut na sjell në prag të asaj që mund të jetë një përshkallëzim i konfliktit, i cili mund të ketë pasoja shkatërruese për Libanin dhe të gjithë rajonin”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari, raportoi Reuters.

Hagari theksoi se Izraeli do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur civilët e tij derisa të rivendoset siguria përgjatë kufirit me Libanin. Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, javën e kaluar nisi sulmet më të mëdha me raketa dhe dron në veri të Izraelit që nga fillimi i sulmeve ndërkufitare nga të dy palët në tetor, kur filloi lufta në Gaza.

SHBA dhe Franca janë të përkushtuara për fillimin e negociatave për t’i dhënë fund armiqësive përgjatë kufirit izraelito-libanez. Hezbollahu ka njoftuar se nuk do të ndalojë sulmet e tij ndaj Izraelit derisa ushtria izraelite të ndalojë ofensivën e saj në Rripin e Gazës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026