Vritet një militant i IS-it që po planifikonte sulme në Evropë dhe SHBA

20 Shtator 2025 | 09:44

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të tha se trupat e tij vranë një militant kryesor të grupit ekstremist Shteti Islamik në Siri, të enjten.

Agjencia irakiane kundër terrorizmit e ka identifikuar atë si Omar Abdul-Qader, i njohur edhe me nofkën e tij të luftës Abdul-Rahman al-Halabi.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë monitoruese e luftës, raportoi se Abdul-Qader u vra gjatë një operacioni të kryer nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të në provincën siriane të Hama-s, dhe se ai ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Evropë dhe SHBA.

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane tha se Abdul-Qader ishte “një operativ që përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara” dhe se asnjë nga sulmet që ai kishte planifikuar nuk u krye.

Agjencia kundër terrorizmit e Irakut tha se ai ishte kreu i operacioneve të jashtme të ISIS-it. Po ashtu, ai ishte i përfshirë në bombardimin e Ambasadës Iraniane në Bejrut në vitin 2013, ku mbetën të vrarë më shumë se 20 persona. Atasheu kulturor i Iranit ishte ndër viktimat, sipas agjencisë.

“Ne nuk do të ndalemi në ndjekjen e terroristëve që synojnë të sulmojnë Shtetet e Bashkuara, forcat tona ose aleatët dhe partnerët tanë jashtë vendit,” tha komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, Admirali Brad Cooper.

Kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdurrahman, deklaroi se Abdul-Qader, një shtetas sirian, ishte arrestuar në Liban dhe më pas i ishte dorëzuar autoriteteve të Damaskut, kur në pushtet ishte presidenti sirian Bashar al-Assad. Pas rrëzimit të Assad-it nga pushteti në dhjetor të vitit të kaluar, Abdul-Qader u arratis nga burgu dhe që atëherë kishte qenë në arrati.

ISIS dikur kontrollonte pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, ku në vitin 2014 shpalli një kalifat. Grupi ishte i njohur për aktet brutale në këto dy vende, si edhe për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme dhe në pjesë të tjera të botës.

Ekstremistët u mundën në Irak në vitin 2017 dhe në Siri në 2019, por grupi ende ka grupe aktive që veprojnë në mënyrë të fshehtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez do të kthehet në Honduras të dielën, tetë muaj pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e fali atë ndërsa...
15:31 | 26/07/2026

Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës

Mes inflacionit të lartë dhe dëmeve të përhapura në infrastrukturë, qeveria iraniane ka paralajmëruar se çmimet e benzinës, të subvencionuara shumë, mund të duhet të...
15:23 | 26/07/2026

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei ka deklaruar këtë të dielë se është bërë “përparim” në diskutimet mes Iranit dhe Omanit. Ai nuk...
15:14 | 26/07/2026