Vuan nga epilepsia dhe kanceri, 58-vjeçarja pa asnjë ndihmë nga shteti
Mirën, e hasëm në korridoret e Spitalit të Durrësit. Një spital që ajo e njeh mirë, pasi gjatë 16 viteve të fundit është përballur me disa sëmundje, përfshirë epilepsinë dhe kancerin që i preku disa organe.
“Kam filluar që 50 vjeçe me operacione”, tregon ajo.
Për epilepsinë përfitoi një vit pension invaliditeti, i njohur ndryshe si kemp, por që iu ndërpre pak muaj më parë.
“Më thonë që nuk përfitojë. Kam marrë vetëm 1 vit nga 16 që vuaja nga epilepsia”, shprehet 58-vjeccarja.
Tashmë kempin synon ta marrë për paaftësinë për të punuar prej kancerit të gjirit
“Nuk kam më këmbë të gjëmoj”, shprehet ajo gjatë një bisede mjeken.
Në familjen e Mirës, i vetmi burim të ardhurash është pensioni i bashkëshortit. Ajo prej vitesh nuk ka punuar si pasojë e sëmundjeve.
58-vjeccarja thotë se i trembet më shumë përplasjeve pafund në dyert e institucioneve për të përfituar një pension që pretendon se takon me ligj.
“Jam e mbytur në borxhe, nuk di nga të përplasem”, thotë ajo.
Por edhe për kancerin e gjirit kempi është i përkohshëm, ç’ka nënkupton se zonja do të përballet nëpër ato dyer deri në mbushjen e moshës për të përfituar pensionin e pleqësisë.
Mbi 140 mijë persona trajtohen me pension invaliditeti në Shqipëri, i njohur ndryshe si kemp. Ata që janë sëmurë gjatë kohës që kanë qenë në marrëdhënie pune, të paktën gjatë 5 viteve të fundit, e përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Pensioni mesatar llogaritet të jetë rreth 14 mijë lekë në muaj.
Ndërsa ata që sëmundjen e kanë të lindur ose nuk kanë qenë në marrëdhënie punësh më shumë se 5 vitet e fundit e përfitojnë nga shërbimi social shtetëror. Kjo është skena e re e ndjekur nga shërbimi social në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, që do të ndiqet më pas në të gjithë vendin.
Në të 2 institucionet para paraqitjes në komisionin e kempit, qytetari duhet të ketë një dokumentacion të plotë mjekësor dhe vërtetim të kontributeve.
Pensionet kanë një disnivel midis fshatit dhe qytetit. Për sëmundjet e përhershme vlerësimi mund të bëhet një herë të vetme apo çdo 5 vjet. Për sëmundjet që mund të shërohen ose përkeqësohen letrat e kempit duhet ët plotësohen çdo 1, 2 ose 3 vite.
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet