Vuçeviç zotohet se do të kërkojë garanci të dokumentuara për projektin e litiumit

10 Shtator 2024 | 14:09

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka thënë më 10 shtator se askush nuk do ta marrë si të garantuar fjalën e kompanisë Rio Tinto, dhe që shteti do të sigurojë garanci të dokumentuara para nisjes së punës për mihje të minierës më të madhe të litiumit në Evropë.

Komentet e Vuçeviqit vijnë pas një takimi të zhvilluar në fundjavë mes qytetarëve, përfaqësuesve të Rio Tintos dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili është një prej zyrtarëve që mbështet më së shumti projektin Jadar.

Memorandumi i mirëkuptimit mes Rio Tintos dhe Qeverisë së Serbisë për këtë projekt është nënshkruar më 2017.

Vuçeviq, i cili është bërë kryeministër në fillim të majit, ka thënë se shteti serb nuk do të lejojë mihje të minierës së litiumit pa garanci për mbrojtje të ujit dhe shëndetit publik.

“Në tri ose katër orët e para, njerëzit kanë bërë pyetje”, ka thënë Vuçeviq për takimin e fundjavës.

“Për herë të parë kemi dëgjuar përgjigjet e Rio Tintos. Jemi përballur me argumente. Situata është shumë më e qartë dhe më e mirë kur ka komunikim”.

Vuçeviq ka thënë se publiku serb ende nuk i ka përgjigjet për shumë pyetje.

“Nëse ne ruajmë natyrën dhe njerëzit, vetëm atëherë mund të mendojmë për përfitimet ekonomike”, ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026