Vuçiç akuzon Kurtin për tensione në rajon pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviç nga autoritetet kosovare, duke e akuzuar këtë të fundit për përshkallëzim të situatës dhe nxitje të konflikteve në rajon.
Gjatë një interviste për televizionin serb TV Pink, Vuçiç deklaroi se “Kurti po provokon incidente që mund të kenë pasoja të paparashikueshme për Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se e ka informuar komunitetin ndërkombëtar për zhvillimet e fundit.
“Arrestimi i Igor Popoviç tregon se Kurti e ka humbur plotësisht mendjen dhe dëshiron të krijojë tensione të reja. Ne do të reagojmë në mënyrë të ashpër, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”, u shpreh presidenti serb.
Zyrtari serb Igor Popoviç është vendosur në paraburgim për 30 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, një vendim që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Beogradi zyrtar.
Vuçiç, duke iu referuar zhvillimeve të fundit, tha se protestat në Serbi nuk përbëjnë shqetësimin kryesor, por sipas tij, rreziku më i madh për stabilitetin në rajon vjen nga veprimet e Qeverisë së Kosovës.
“Problemi ynë kryesor nuk janë protestat në rrugë, por Albin Kurti, i cili po përpiqet të provokojë incidente në rajon”, deklaroi ai.
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup