Vuçiç angazhon grupin Wagner në protestën e Beogradit

22 Maj 2023 | 11:12

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka angazhuar grupin paramilitar rus Wagner në protestën e Beogradit.

Kete ka deklaruar Avokati Çedomir Stojkoviç me anë të reagimi në Twitter. Ai  ka theksuar se pjesëtarë të grupit ekstremist “Patrulla Popullore” janë parë në këtë protestë.

Aleksandar Vuçiç angazhon grupin Wagner në protestën e Beogradit! Ilija Vuksanoviq, i cili ka sulmuar qytetarët në protestën e djeshme, është pjesëtar i pjesës serbe të grupit Wagner (dega e Patrullës Popullore), që ishte e pranishme gjatë gjithë protestës me qëllim që të shkaktonte incidente të dhunshme dhe vepruan në marrëveshje me SNS ”, shkruan Stojkoviç.

Sipas tij, këta pjesëtarë kanë ardhur për të kompromentuar protestën.

“Ata sollën tre flamuj propagandues rusë me idenë për të kompromentuar protestën, duke dërguar një imazh të rremë se Rusia qëndron pas protestës dhe se protestat janë të dhunshme, prandaj sulmuan qytetarët për të shkaktuar incidente”, shton ai.

Avokati nga Beogradi pohon se SNS-ja e Vuçiçit së bashku me Ambasadën e Federatës Ruse janë duke planifikuar incidente në protestën e radhës.

“Ka të dhëna se pjesa serbe e grupit Wagner, në bashkëpunim me SNS-në dhe Ambasadën e Federatës së Rusisë po planifikojnë incidente më të gjera në protestën e radhës. Grupi Wagner, SNS-ja dhe Ambasada po punojnë së bashku kundër protestave demokratike në Serbi”, pohon avokati.

“Ju kujtoj se në muajin shkurt, Aleksandar Vuçiç e ndaloi hetimin kundër grupit Wagner në Serbi, me të cilin padyshim bashkëpunon”, përfundon Stojkoviç.

Arsyeja për organizim të protestës në Beograd është zhgënjimi me reagimin e autoriteteve, pas dy vrasjeve masive që kanë ndodhur në Serbi, në muajin maj, në të cilat janë vrarë 18 persona.

Në mesin e kërkesave të protestueseve ka qenë dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiç dhe e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), Aleksandar Vulin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026