Politikani pro-serb në Malin e Zi: Do nënshkruaja tërheqjen e njohjes për Kosovën

22 Maj 2023 | 11:04

Politikanët e Malit të Zi po këkrojnë të fitojnë mbështetje për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit me kërcënime për Kosovën. Se fundmi ka qenë politikani pro-serb Millan Knezheviç, drejtuesi i listës “Për të Ardhmen e Malit të Zi”,  i cili ka deklaruar se “me nderin më të madh” do ta nënshkruante tërheqjen e njohjes së  Kosovës.

“Nuk është sekret” nëse vetëm koalicioni për Ardhmen e Malit të Zi do të kishte 41 deputetë, dhe ai do të zgjidhej kryeministër, do të firmoste vendimin për tërheqjen e njohjes së Kosovës “me nderin më të madh”, ka thënë Knezheviç.

Knezheviç, i cili ishte personi i parë që u vizitua nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në rastin e ditës së inaugurimit të Presidentit Jakov Milatoviç, mori zemër në këtë drejtim. “Edhe po të ishte dita e fundit e jetës sime do ta nënshkruaja çnjohjen”, u shpreh ai, raporton “Pobjeda“.

Në një tryezë të ashtuquajtur “akademike” me titullin “Mali i Zi dhe njohja e shtetit të rremë të Kosovës”, Knezheviç tha se e kupton që është “politikisht përfituese për të heshtur rreth Kosovës”.

“Pavarësisht se sa fishkëllojnë dhe pavarësisht se të dhemb koka, shtiru se gjithçka është në rendin më të mirë. Sepse kur zgjedhjet të kenë përfunduar dhe votat të jenë numëruar, në vend se të shkojnë te populli dhe në Kuvend, dikush do të shkojë nëpër ambasada dhe të pyes: ‘Po çka të bëjmë ne me koalicionin “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, sepse ata nuk e njohin Kosovën’”, ka thënë Knezheviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026