Vuçiç bisedon me ambasadorin rus në Beograd për “gjendjen e vështirë” në Kosovë

7 Shtator 2024 | 09:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e priti në një takim ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandër Bocan Harchenko, të cilin e njoftoi për “gjendjen e vështirë” të serbëve në Kosovë.

Vuçiq shkroi në Instagram pas takimit më 6 shtator se “i thashë gjithashtu se sa e vështirë është pozita e popullit serb [në Kosovë]”, duke shtuar se “më duket se kemi gjetur mirëkuptim nga ana e palës ruse për këtë”.

Bocan Harchenko ka thënë se Rusia është “e vetëdijshme për gjendjen e vështirë në Kosovë”, sipas agjencisë së lajmeve Beta.

“Kosova do të jetë një nga çështjet më prioritet gjatë të ashtuquajturit sesion ministror në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në tetor pritet një seancë e Këshillit të Sigurimit dhe gjithashtu do të ofrojë mundësi që Rusia ta paraqesë qëndrimin e saj parimor, bazuar në Rezolutën 1244, për mbrojtjen e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Bocan Harchenko.

Rusia është ndër aleatet më të mëdha të Serbisë dhe Beogradi gëzon mbështetjen e saj të fuqishme në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Takimi i Vuçiçit me ambasadorin rus në Beograd u mbajt në ditën kur shoqata serbe bllokuan pikat kalimtare në pjesën serbe të kufirit me Kosovën, në shenjë proteste kundër mbylljes së institucioneve paralele serbe në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026