“Vuçiç ka ngritur një kurth”, politikani serb: Ja komunikova nga afër Albin Kurtit

3 Shtator 2024 | 10:11

Politikani serb, Nenad Canak ka zbuluar në Euronews Now bisedën që pati nga afër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Canak sqaroi se fokus i bisedës ishte situata në veri të Kosovës dhe përpjekjet e Albin Kurtit për të “hequr qafe” akuzat që rëndojnë mbi të se po ushtron presion ndaj serbëve të Kosovës.

Politikani serb sqaroi se në bazë të informacioneve që ai disponon për një “kurth” që po ngrihet nga VUçiç, është i detyruar të tregohet politikisht korrekt dhe të informojë Kosovën, pavarësisht rrisqeve.

“Zoti Kurti më informoi për situatën në Veri të Kosovës, po përpiqet të ndalojë ëdo përpjekeje për ndryshimin e balancave në veri të Kosovës dhe po përpiqet të heqë qafe akuzat se po ushtron presion ndaj serbëve të Kosovës. Në bazë të eksperiencës sime në këto 30 vite , kur shoh disa  elemente  që planifikojnë, është detyra ime që të njoftoj që këto plane të parandalohen, në këtë rast edhe për veriun e Kosovës.” –tha Canak.

I pyetur se si do të veprojë ai në rast se BIA serbe do të kërkojë të veprojë kundra tij, pas “zbulimit” të planeve të Vuçiç, politikani serb tha seb kamarrë parasysh çdo situatë të mundshme dhe se nuk do të bëj pas.

“Pata një situatë komplikuar me BIA-n, por nuk kam frikë. Nëse ke frikë, nuk bëhet politikë në Ballkan. Kjo është ëështje që ka të bëjë me ndërgjegjien time dhe dua të marr përgjegjësi për veprimet e mia.”-u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026