Vuçiç “braktis” Putin, njofton se nuk do të marrë pjesë në Samitin BRICS
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në samitin e BRICS, i cili këtë vit do të mbahet nga presidenti rus, Vladimir Putin, nga 22 deri në 24 tetor.
Megjithatë, ai konfirmoi se Serbia do të përfaqësohet nga një delegacion me katër ministra.
Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq shpjegoi se i kishte informuar Putin për planet e tij për të zhvilluar takime me zyrtarë evropianë gjatë periudhës së samitit.
“Do të dërgojmë një delegacion që do të përfshijë zëvendëskryeministrin Aleksandar Vullin, ministrin e Mbrojtjes Bratislav Gashiq, ministren e Ekonomisë Adrijana Mesaroviq dhe ministrin pa portofol Nenad Popoviq,” tha ai.
Ai gjithashtu njoftoi se kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, do të vizitojë Beogradin më 23 tetor.
Vuçiç theksoi se Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Sipas disa sondazheve të opinionit publik, mbështetja e serbëve për Bashkimin Evropian dhe BRICS-in është e barabartë, me 42 për qind për secilin. Ai nuk përjashtoi mundësinë që kjo situatë mund të ndryshojë në të ardhmen.
BRICS është një forum joformal tregtar i krijuar nga Rusia, Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut, i cili përdoret nga Putini për të forcuar pozitat gjeopolitike dhe për të treguar se Rusia nuk është e izoluar për shkak të sanksioneve pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Pavarësisht presioneve nga Brukseli, Serbia ka mbajtur qëndrimin e saj për të mos u bashkuar me sanksionet, edhe pse është vend kandidat për anëtarësim në BE.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë