Vuçiç dhe Fico “sëmuren” përpara takimit me Putin në Moskë

5 Maj 2025 | 11:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri sllovak, Robert Fico, kanë njoftuar për probleme të papritura shëndetësore, çka ka ngritur pikëpyetje për qëllimet dhe pasojat e mungesave të tyre në aktivitetet ndërkombëtare të ditëve të fundit.

Vuçiç ka ndërprerë vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara dhe është kthyer menjëherë në Beograd, duke përmendur arsye shëndetësore. Por sipas ish-diplomatit serb Nebojsha Vujoviç, kjo deklaratë ka ardhur pasi presidentit serb i është refuzuar takimi me presidentin amerikan Donald Trump në kompleksin e tij në Florida, duke i mbyllur, sipas tij, dyert për përfitime simbolike politike.

Ndërkohë, edhe kryeministri sllovak Robert Fico është duke anuluar pjesëmarrjen në disa ngjarje publike në Sllovaki, me referencë të vazhdueshme ndaj “gjendjes së tij shëndetësore”. Sipas raportimeve të mediave sllovake dhe çeke, përfshirë gazetën “Dnevnik”, Fico ka filluar të shmangë dalje publike pak përpara udhëtimit të paralajmëruar drejt Moskës dhe takimit të mundshëm me presidentin rus Vladimir Putin më 9 maj.

Opozita në Sllovaki ka hedhur dyshime mbi arsyet reale të kësaj tërheqjeje, duke pretenduar se kryeministri po përpiqet të shmangë kritikën e ashpër politike që do të vinte si pasojë e pjesëmarrjes së tij në ceremonitë zyrtare në Rusi, si i vetmi lider i një shteti anëtar të BE-së që do të takohej me Putinin në këtë moment kritik.

Nuk është ende e qartë nëse presidenti Vuçiç do të udhëtojë për në Moskë më 9 maj, apo nëse do të anulojë vizitën e tij duke përmendur të njëjtat arsye shëndetësore.

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka qenë e qartë në qëndrimin e saj, duke deklaruar se çdo lider që zgjedh të marrë pjesë në evente në Moskë “po shkon kundër vlerave evropiane”. Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, një nga aleatët tradicional të Moskës në BE, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimet e 9 majit në Rusi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026